Klubi londinez i Chelsea është pranë transferimit të objektivit të Manchester United Tiemoue Bakayoko. Blutë raportohet se kanë arritur marrëveshjen për transferimin me vlerë 40 milionë euro për mesfushorin defansiv të Monaco-s.

Sipas tuttomercato.web, 22 vjeçari ka pranuar kontratën pesëvjeçare për të luajtur në “Stamford Bridge” dhe do të finalizojë lëvizjen kur të hapet merkato në verë.

Bakayoko ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Ligue 1 këtë sezon, megjithëse mund të ketë mbetur në hije për shkak të shokut të skuadrës Kylian Mbappe.

Artikulli paraprakNadal fiton ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë
Artikulli tjetërShqipëria U-21 e fitoi miqësoren e dytë radhazi ndaj Moldavisë! Bushi starton me një barazim dhe një fitore