Lideri aktual në Premier League Chelsea e ka shndrruar në fiksim të madh yllin belg të klubit italian Roma, Radja Nainggolan, i cili është shndrruar në pikën më të fortë në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Spalletti, mëson “Korneri.net”.
Sipas mediave britanike, Chelsea ka njoftuar zyrtarët e Romës se ka të gatshme 60 mln euro për Nainggolan, ofertë e cila vështirë se do të refuzohet nga Roma.