Menaxheri i ri i Chelsea, Thomas Tuchel do të fillojë verën që vjen të sjellë Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Pyetja është se çfarë do të ndodhte në atë rast me Tim Werner, për të cilin Chelsea i pagoi 55 milionë euro për ta sjell nga Leipzig verën e kaluar, ngase të dy së bashku në një skuadër nuk do të mund të luanin, përcjell Korneri.net

Werner deri më tani nuk e ka justifikuar investimin e tij me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 28 paraqitje, por nuk e kaluar testin deri tash pasi askush në klub nuk është i kënaqur me performansën e tij. /Korneri.net