Kampioni aktual anglez, Chelsea, është duke menduar të sjell lojtarin më të mirë nga rivali i madh dhe lokal Tottenham, shkruan Korneri.net.
Strategu italian Antonio Conte, disa herë e ka shprehur haptazi dëshirën ta ketë në skuadër talentin e ri anglez, Dele Alli, edhe pse kjo shënjestër nuk është aspak e lehtë duke e ditur rivalitetin dhe “urrejtjen apo xhelozinë” që kanë zyrtarët e dy klubeve londineze.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka bërë gati 100 milionë euro për Alli, i cili do të bëhej lojtari më i shtrenjtë anglez në histori të kampionatit anglez, edhe pse nuk është vetëm ai dëshira apo kërkesa e kampionëve pasi në këtë listë të ngushtë janë edhe Romelu Lukaku nga Everton, Bakayoko nga Monaco dhe Alex Sandro nga Juventus. /Korneri.net

Artikulli paraprakBefason Neymar: “Më vinte turp nga Messi”
Artikulli tjetërVettel mbush 30 vjeç, por dhuratë…merr thirrjen nga FIA