Chelsea nuk është aspak i kënaqur me performansën e portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Anglia, trajneri i londinezëve, Frank Lampard, është i gatshëm ta shet spanjollin që u ble shumë shtrenjtë, pasi nuk e dëshmoi aspak vetën në Stamford Bridge dhe në përgjithësi në futbollin anglez, përcjell Korneri.net

Synimi i klubit mbetet portieri i Borussia Dortmund, Roman Burki, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm. Thuhet se një çmim prej 15 milionë eurosh që Chelsea është gati t’i ofrojë, mund ta bind gjigantin gjerman që të ulet në tavolinë dhe ta mbyll marrëveshjen menjëherë. /Korneri.net