Chelsea vazhdoi serinë e fitoreve në Premier League.

Londinezët mposhtën në shtëpi edhe Evertonin me rezultat 2-0, për ta përforcuar pozitën e katërt, por ajo që po bie në sy më së shumti te kjo skuadër është porta e paprekur, dhe kjo po ndodh që nga ardhja e trajnerit Thomas Tuchel, shkruan Korneri.net

Pavarësisht lojës më të mirë dhe rasteve që pati, Chelsea kaloi në epërsi me autogolin e Ben  Godfrey dhe më pas në pjesën e dytë nga reprezentuesi italian Jorginho nga penalltia. Ishte kjo fitorja e tetë e Chelsea me Tuchel në stol dhe tri barazime.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Evertoni zbret në vendin e gjashtë me 46 pikë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here