Chelsea e ka fituar përballjen e sotme ndaj Stoke City me rezultat 1:2, duke treguar edhe njëherë dominimin total që është duke pasur këtë edicion në Premier League.

Willian kaloi Chelsean në epërsi kur po zhvillohej minuta e 13-të, pas një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë.

Në minutën e 38 Stoke City barazoi shifrat përmes sulmuesit Walters.

Por, kur po zhvillohej minuta e 87-të Gary Cahill shënoi gol për t’i siguruar pikët e plota Chelseat, që është në rrugë të drejtë për ta fituar titullin e Premier Ligës.

Chelsea vazhdon të jetë lider me 69 pikë, derisa Stoke City në vendin e nëntë ka 36 pikë.

Artikulli paraprakTë gjithë shpresuan, por Reali nuk gaboi as në San Mames
Artikulli tjetërZyrtare: Kjo është lista e Italisë për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe Holandës