Chelsea realizoi transferimin e fundit në minutat finale të afatit kalimtar veror.

Antonio Conte, trajneri i Chelsea disa herë kishte shprehur dëshprimin që kishte ndaj kryesisë së klubit dhe presidentit Roman Abramovich pasi këta të fundit nuk investuan sa duhet gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo prap nuk mund të thuhet se ishte një verë e vobekt për kampionët, shkruan Korneri.net.

Chelsea transferoi lojtarë si, Cballero, Rudiger, Bakayoko, Morata, Zappacosta, ndërsa në minutat finale të afatit veror, londinezët tramsferuar edhe mesfushorin e Leicester City, Danny Drinkëoter.
Ai kaloi te Chelsea për 35 milionë funte pasi ka kohë që Conte e pëlqente lojtarin 27-vjeçar.
Tash strategu italian nuk mund të ankohet se nuk ka skuadër për ta mbrojtë titullin e kampionit. /Korneri.net

Artikulli paraprakBrazili pa asnjë problem ndaj Ekuadorit
Artikulli tjetërInter nuk bleu mbrojtës, Miranda lëndohet me Brazilin