Asnjë telashe dhe problem për Chelsea.

Në gjysmëfinalen e dytë të këtij edicioni të FA Cup, kampionët e edicionit të kaluar shënuan fitore 2:0 ndaj Southampton, dhe trofeun më të vjetër në futbollin botëror e kërkojnë në finalen e madhe të Wembley përballë Manchester United, shkruan Korneri.net

Londinezët ishin larg më të mirë dhe kjo u vërjetë që nga fillimi i ndeshjes, edhe pse golin e parë Chelse e shënoi në fillim të pjesës së dytë me Olivier Giroud.
Pak para fundit spanjolli “në largim” Alvaro Morata, e shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për skuadrën që drejtohet nga Antonio Conte, i cili me gjasë do të tentoj trofeun e FA Cup, para se të largohet nga Premier League. /Korneri.net

Artikulli paraprakBekim Isufi: “Ata që spekuluan dhe trilluan, do të dalin para gjyqit”
Artikulli tjetërBatatina betohet ne femijet e tij se ndeshja nuk u kurdis