Teksa jemi në ditët e fundit të merkatos së verës, te Milani puna për gjetjen e një mesfushori sa vjen e intensifikohet. Në klubin kuqezi deri tani janë studiuar profile të ndryshme dhe – sipas gazetarit Gianluca Di Marzio – emri më i ri është Mario Pasalic, lojtar kroat i lindur në vitin 1995, aktualisht te Chelsea. Kalimi i tij në Milano varet në mënyrë të veçantë nga qendërmbrojtësi Alessio Romagnoli, i kërkuar me ngulm nga trajneri Antonio Conte.

Milani ka refuzuar ofertën e parë nga Chelsea (30 milionë euro), e cila pritet të rritet gjatë negociatave që po zhvillohen ndërmjet klubeve. Kështu do të arrihet edhe përfundimi për të ardhmen e Pasalicit.

 

Artikulli paraprakSi asnjëherë tjetër: Maqedoni – Shqipëri, 16 shqiptarë mund të jenë në formacionet bazë
Artikulli tjetërOfertën e vitit e bën Real Madrid: Morata dhe Isco për yllin e Arsenalit