Chelsea merr një goditje të rëndë pas barazimit në transfertën e Sëanseas pasi përveç dy pikëve të humbura, skuadra e Antonio Contes rrezikon të luajë pa kapitenin John Terry në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Liverpool në “Stamford Bridge”.  Mbrojtësi u largua nga stadiumi pas fundit të takimit i ndihmuar nga patericat për shkak të një dëmtimi në këmbë. Kapitejni i bluve u përplas me sulmuesin e Sëanseas, Leroy Fer, duke u largua nga fusha menjëherë. Në një foto të publikuar në Instagram ai tregon këmbën e fashuar dhe me shumë mundësi, ai nuk do të zbresë në fushë të premten në mbrëmje për të pritur “The Reds”.

Pas ndeshjes, trajneri Conte nuk dha asnjë informacion për gjendjen e lojtarit, por theksoi se ai është një luftëtar dhe nuk shqetësohet aspak pasi do të bëjë të pamundurën për t’u rikthyer në fushë. Një mbrëmje për t’u harruar për mbrojtësin anglez dhe Chelsean që në javën e katërt u ndal nga Sëansea, duke humbur kontaktet me kryesuesit e Manchester City dhe sfida e javës së 5 në “Stamford Bridge” ndaj skuadrës së Jurgen Klopp është jetike për klubin londinez që synon të rikthehet te titulli kampion./SS/.

Artikulli paraprak“Unë nuk jam interist”: Milan refuzohet nga legjendat…
Artikulli tjetërSirena alarmi te Dortmund: Reus mund të mungojë edhe më..?