Ndeshja kryesore në Premier League u zhvillua në Anfield Road ndërmjet Liverpool dhe Chelsea, e cila në fund nuk i takoi askujt pasi ajo përfundoi 1:1, edhe pse mysafirët kanë lëshuan shumë raste për fitore sikurse penalltinë që e huqi Diego Costa pranë rezultatit të barabartë.

Chelsea e lëshoi një “match point” pasi me fitore eventuale dhe pas humbjes së Arsenalit dhe barazimit të Tottenham, ka mundur ta prek që sonte titullin me njërën dorë.

Londinezët kaluan në epërsi me një gol të bukur nga mbrojtësi brazilian David Luiz, kurse e barazoi rezultatin Georginio Wijnaldum.

Chelsea ka 56 pikë, 9 më shumë se Tottenham dhe Arsenal, ndërsa Liverpool mbetet në kuotën e 46 pikëve.

 

Artikulli paraprakArsenali nuk ka “forcë” për titull, ndalet me barazim Tottenham
Artikulli tjetërLazio në gjysmëfinale të Coppa Italia