Juventusi është shumë aktiv në këtë merkato janari, si në operacionet në hyrje edhe në ato në dalje. Portali spanjoll “Don Balon” shkruan sot se Roman Abramovich synon që të sjellë tek Chelsea mbrojtësin e juventusit De Ligt.

Londinezët kanë bërë gati një ofertë prej 50 milion eurosh për të sjellë në “Stamford Bridge” që në janar mbrojtësin holandez. Por duket e vështirë që Juventusi të dorëzohet përballë kësaj oferte, duke marrë në konsiderate se tre vite më parë u paguan 85 milion euro te Ajaxi për De Ligt.

Chelsea synon që të bëjë një blerje në mbrojtje sa më shpejt, sepse mund të humbasë tre lojtarë në fund të sezonit.

César Azpilicueta, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen përfundojnë kontratën e tyre me londinezët në fund të sezonit dhe akoma nuk kanë firmosur rinovimin. / Oversport.tv

Artikulli paraprakSpalletti: Milan-Juve? Do ta shoh, sepse gjithmonë mëson nga këto skuadra
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare:Milan-Juventus