Me këtë ritëm, lojë, angazhim, dhe efikasitet, skuadra e Antonio Contes mund ta fitojë titullin e kampionit në Premier League. Në derbin londinez “blutë” fituan 2:1 dhe atë me plotë meritë duke ia shkaktuar disfatën e parë Tottenhamit që këtë herë nuk e kishte fatin sikurse kunëdr Ëest Ham. Por, Spurs kaluan në epërsi me golin e Christian Eriksen, mirëpo në fund të pjesës së parë spanjolli Pedro Rodriguez e barazoi rezultatin, derisa Victor Moses ia mundësoi Chelsea fitoren dhe pozitën e parë në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Man City dhe Liverpool, kurse Tottenham mbetet pestë me 24 pikë.

 

 

Artikulli paraprakTorino dëshmon se meriton Evropën
Artikulli tjetërBayern e fitoi derbin ndaj Leverkusen