Oksigjen për Chelsean e Frank Lampard pas 3 ndeshjesh pa fitore në Premier League.

Blutë triumfuan në derbin ndaj Fulham me rezultatin minimal 0-1 duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions pasi me këtë sukses u ngjitën në kuotën e 29 pikëve. Chelsea e nisi më mirë ndeshjen duke shpërdoruar disa mundësi të mira shënimi, ndërsa pas minutës së 30-të ofensiva ishte e gjitha për Fulham që vuri në rrezik në disa momente portën e Mendy duke humbur dhe një shans të artë me portugezin Cavaleiro. Por në momentin më të mirë të skuadrës së Scott Parker, Robinson la në baltë Fulham teksa për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Azpilicuetas u ndëshkua me karton të kuq direkt. Superioritetin numerik Chelsea i Lampard e shfrytëzoi në pjesën e dytë duke shënuar golin e fitores dhe të 3 pikëve me Mason Mount në minutën e 78-të.

Në ndeshjet e tjera të javës së 19-të WBA e Sam Allardyce bëri surprizën duke fituar në transfertën ndaj Wolves me rezultatin 3-2. Leeds United u mposht në shtëpi nga Brighton me rezultatin minimal 0-1, ndërsa West Ham mposhti 1-0 Burnley.

/Supersport.al

Artikulli paraprakWhy You Need To Use This Philippines Women And Not That Filipino Women
Artikulli tjetërAre commonly Thorough People young and old Liars, Intruders and Tips?