Pas dy humbjeve rresht, Chelsea më në fund shënoi fitore dhe atë në udhëtim te Hull City 0-2, për ta rikthyer besimin në vazhdim të kampionatit. Londinezët nuk patën problem të mposhtin kundërshtarin e dobët, por arritën që vetëm dy herë të shënojnë përkundër rasteve që pati. Braziliani Wiilian dhe sulmuesi Diego Costa shënuan golat e “bluve”, që për momentin ngriten në pozitën e gjashtë në tabelë me 13 pikë.

As pas kësaj jave West Ham nuk shënoi fitore duke luajtur baraz 1-1 në shtëpi me Middlesbrough, kurse me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja Sunderland WBA. 2-2 përfundoi ndeshja Watford –Midlesbrough.

Artikulli paraprakKoln dhe Mavraj ndalin gjigantin Bayern
Artikulli tjetërMehmedi shënoi dhe e fitoi derbin ndaj Dortmundit