Manchester United ka në plan të shpenzojë miliona paundë në merakton e verës për të përforcuar më shumë repartin e sulmit me blerje të reja, të cilat do jenë tepër të kushtueshme
Portugezi, Jose Mohurinho po bën goditjen e radhes, që me shumë mundësi do të jetë blerja e dytë me e shtrejntë në historinë e futbollit anglez.
Ai ka nisur bisedimet me klubin lacial, që Milinkovic-Savic të bashkohet me ‘Djajtë e Kuq’ këtë verë. Ndërkohë, futbollisti serb, i zbuluar nga Igli Tare do të jetë elementi kyç që i bashkohet Manchester United, duke formuar një treshe në sulm me Matic dhe Pogba.
Serbi, Saviç mendohet të transferohet në Angli për shifrën e 80 milionë paundëve, pasi mendojnë se do të dalin fitimtarë nga ky investim marramendës.
Duhet thënë se 23-vjeçari ka bërë një paraqitje për tu admiruar në Itali, ndaj po pikaset nga gjigantët e futbollit.