Chelsea do të luajë pas pak minutash një ndër sfidat më të bukura të kësaj jave ndaj skuadrës së Evertonit. Trajneri Antonio Conte do të hedhë në fushë formacionin e tij të preferuar 3-4-3, teksa në majën e sulmit do të jetë Alvaro Morata. Blutë e Londrës do të synojnë që të marrin 3 pikë për të kaluar momentin e vështirë që po kalojnë në këtë fillim sezoni, edhe pse fituan 1-0 javën e kaluar ndaj Tottenhamit.
Në krahun tjetër Everton do të luajë me të njëjtën vendosje, teksa këtë sezon është përforcuar shumë. Dueli starton në orën 14:30.