Titulli i kampionit për Chelsea duket se u finalizua këtë xhiro pas triumfit 0:3 në Goddison Park ndaj Evertonit që pësoi disfatën e parë në shtëpi në vitin 2017 kalendarik dhe të dytin në këtë stinor.
Fuqia e skuadrës londineze është shumë e madhe dhe duket se me këto tri pikë i dha “vule” titullit kampion sepse në katër ndeshjet e ardhshme ka kundërshtarë të dobët.
Pas pjesë së parë me pak raste, e dyta ishte fantastike për “blutë”, që e nisën serinë me një supergol nga Pedro Rodriguez nga distanca, e më pas ishte gjithçka më lehtë edhe për golat e ardhshëm të Gary Cahill dhe Willian.

Artikulli paraprakDrita mban gjallë shpresat për mbijetesë
Artikulli tjetërMilan ndalet edhe te Crotone, Evropa më larg (Video-golat)