Chelsea i merr vendin e parë Juventusit në Grupin H të Championsit pasi e mposhti thellë 4-0 në “Stamford Bridge” në raundin e parafundit të ndeshjeve në kësaj fazë. Skuadra e drejtuar nga Thomas Thuchel shënoi në pjesën e parë me talentin Chalobah, ndërsa në fraksionin e dytë e tundën rrjetën, James, Hudson-Odoi dhe Timo Werner në shtesë. Sfida tjetër e këtij grupi, Malmo – Zenit u mbyll 1-1.

Barcelona nuk arrin të mposhtë Benfican në “Camp Nou” (0-0) dhe rrezikon seriozisht eliminimin që në fazën e grupeve. Skuadrës katalane nuk do t’i mjaftonte as barazimi në sfidën e fundit me Bayernin, nëse ekipi portugez fiton në ndeshjen e fundit ndaj Dynamos së Kievit në Lisbonë.

Atalanta kaloi dy herë në epërsi në fushën e Young Boys, por në fund mori një barazim 3-3, që e detyron të kërkojë me ngulm fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit për të kaluar grupin.

Mbetet gjithçka e hapur në Grupin G, ku diferenca mes vendit të parë (Lille) dhe të fundit (Wolfsburgu) është vetëm tri pikë. Në raundin e parafundit Lille fitoi 1-0 përballë Salzburgut, ndërsa Sevilla triumfoi 2-0 ndaj Wolfsburgut, duke lënë në vendin e fundit pikërisht ekipin gjerman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here