Drejtues të Chelseas janë të kënaqur me punën e trajnerit Antonio Contes i cili po dominon në elitën e futbollit britanik.

Sipas tabloidit britanik “Sunday Times”, Antonio Conte do të vazhdoj kontratën me Chelsean pasi dy palët kanë arritur një marrëveshje në parim për një zgjatje dy-vjeçare të kontratës.

Kontrata aktuale e ish-trajnerit të Juventusit skadon në vitin 2019.

Presidenti Roman Abramovich po i ofron pagë vjetore nga 15 milionë euro, por Conte e ka një kusht të cilin duhet ta plotësojnë anglezët apo magnate rus.
Në rast të shkarkimit, Conte kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim.

Artikulli paraprakFrika nga “Brexit”, qeveria qetëson Premier League
Artikulli tjetërZYRTARE/ Katastrofë për Mourinhon. Dëmtohen rëndë dy ‘yjet’ e Man.United