Chelsea ka në dispozicion një fond prej 120 milionë eurosh për të transferuar tre blerje që do t’i duhen për afatin e verës.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Mirror”, sipas te cilit presidenti Roman Abramovich ka vendosur të bëjë gjithçka për të plotësuar kërkesat e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm. Një prej futbollistëvë që kërkohet nga Antonio Conte është Alvaro Morata, cili e konsiderohet si zëvendësuesin më të mirë të Diego Costa-s, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të dorëzohet përballë milionave të klubeve kineze dhe të pranojë kalimin në vendin e Lindjes së Largët.

Emri tjetër që përmendet është ai i Moussa Dembele të cili, Chelsea e kërkoi edhe në merkaton e këtij muaji. Dembele po paraqitet mjaft mirë të Celtic dhe në muajt e verës Chelsea do bëjë një tjetër tentativë për te. Blerja e fundit që pretendohet nga londinezët është ai i Van Dijk i Southampton, për të cilin duket se kanë shfaqur interes edhe klube të tjerë në Europë.

Artikulli paraprakMiqësore: Ferizaj e mbyllë me fitore aventurën në Shqipëri
Artikulli tjetërMan.City fut ‘Jezus Krishtin’ në fushë. Çfarë simbolizon numri 33?