Bukuresht (Streetball Kosova ) – Të shtunën, kampionia aktuale e Kosovës në streetball, CHE BAR, ka hap edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , NOVI SAD AL WAHDA nga Serbia.

Kampionët aktual të Limak Streetball Kosova 2016, skuadra CHE BAR e përbërë nga Fikret Shatri, Finsik Juniku, Albatrit Berisha dhe Etnik Peci, pësuan disfatë nga me rezultat 21:10 nga kampionët e botës, të udhëhequr nga lojtari numër një në botë, Dushan Domoviq Bulut dhe tre lojtarë të tjerë që janë të ranguar në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në botë.

Megjithatë, Che Bar është këndellur shumë shpejtë duke e mposhtur me rezultat minimal 15:14, ekipin vendas, SCOALA VECHE,i që ka dominuar sivjet skenën e streetballit rumunë dhe është kampione aktuale.

Një sukses tjetër sonte, ka arritur edhe Fisnik Juniku që në garën atraktive për tri pikë ka shënuar rezultatin më të mirë duke realizuar 8 treshe nga 10 tentime dhe është kualifikuar për në finalen e nesërme.

Ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në çerekfinale, kampionia e Kosovës në streetball do ta zhvillojë nesër me skuadrën vendase, Team Bucharest, lojtarët e të cilës skuadër kishin ndihmuar Rumaninë që të fitoj titullin e kampioni të Evropës për kombëtare para dy viteve ( FIBA 3×3 European Championship 2014). Kjo ndeshje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16, sipas kohës tonë.

Duhet theksuar se , Raiffeisen Bucharest Challenger 2016 është kualifikues për FIBA 3×3 World Tour Debreceni Masters 2016, si pjesë e rrugës deri në Ëorld Tour Finals dhe në këtë turne është tubuar ajka botërore e basketbollit 3×3, dhjetë skuadrat më të mira të edicionit të kaluar të FIBA 3×3 World Tour.

Gjitha këto skuadra do të luftojnë, së paku për të arritur në finale, ngase sivjet të dy skuadrat finaliste do të nxjerrin vizën kualifikuese për FIBA 3×3 World Tour Debrecen Masters ( 7-8 shtator). Përndryshe, fituesit do t’i takojnë 4000 dollarë amerikanë, kurse nënkampioni i Bucharest Challenger 2016 do të ngushëllohet me 1000 dollar.

Kampionia e katërfishtë e Kosovës në Streetball, skuadra Che Bar, sivjet për herë të tretë rresht përfaqëson Kosovën në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare. Duhet rikujtuar se vitin e kaluar, në fazën e grupeve, Che Bar ishte befasi e turneut duke shënuar tri fitore dhe 61 pikë nga 66 pikë maksimale që mund të shënohen në tri ndeshje, por në çerekfinale ishin eliminuar nga skuadra e Shën Petersburgut, e cila edhe sivjet është pjesë e kësaj gare.

http://www.3la3.ro/portal/en/index.php/pristina-the-big-story-of-the-first-day-at-raiffeisen-bank-bucharest-challenger/

Skuadra CHE BAR e cila vitin e kaluar në përbërje kishte Fikret Shatrin, Fisnik Rugovën, Fisnik Junikun dhe Kushtrim Hydën, sivjet ka ndryshuar përbërjen duke angazhuar Albatrit Berishën dhe Etnik Pecin, kurse Shatri dhe Juniku mbeten pjesë e pandryshueshme e skuadrës, tash e tri vite, prej paraqitjes së parë ndërkombëtare të streetballit kosovar.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të informohen më detajisht për paraqitjen e CHE BAR në Bucharest Challenger 2016, ju ftojmë të përcillni

https://www.facebook.com/officialstreetballkosova/  ose lajmet në ueb faqen zyrtare të kësaj ngjarjeje  http://www.3la3.ro/portal/en/  ku do tw ketë transmetim LIVE edhe të ndeshjes së tretw tw  CHE BAR me TEAM BUCAREST. Informatat tjera dhe rezultatet nëpër gjitha grupet mund t’i gjeni në http://www.3x3planet.com/en/event/details/TMG16FIDVQWYAZZZ

Artikulli paraprakAtletikë, Elaine Thompson, e artë në 100 metra
Artikulli tjetërEverton ofron shumë para për anëtarin e Fiorentinës