Duke nisur nga sonte me fillim nga ora 20:45, do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve, pas së cilave mund të kemi edhe skuadrat e para të kualifikuara.

Në Grupin A, Manchester United pret Benfikën, dhe në rast të fitores klubi i madh anglez kalon tutje, ndërsa skuadra zvicërane Basel në rast të fitores ndaj CSKA Moskës i shton shumë gjasat për pozitën e dytë.
Në Grupin B, PSG pritet të realizoj fitore të lehtë ndaj skuadrës mbretërore belge Anderlecht, dhe me triumfin e katërt rresht që sonte e siguron fazën e eliminimeve, kurse Bayern do të kenë vizitë jo shumë të lehtë te Celtic, shkruan Korneri.net.

Edhe më të zjarrta do të jenë ndeshjet e Grupit C, ku Roma e pret kampionin anglez Chelsea në “Olimpico”, dhe nëse e përsërit ndeshjen si në Stamford Bridge, atëherë fitorja është e garantuar dhe mundësia e kulifikimit rritet shumë pavarësisht se çfarë do të bëjë Atletico Madrid ndaj Qarabag.
Dy përballjet e fundit të mbrëmjes së sotme janë ato të Grupit D, në mes Oylmpiakos – Barcelona dhe Sporting – Juventus, me skuadrën portugeze që luan definitivisht ndeshjen e stinorit pasi në rast se nuk fiton, gjasat që sonte përfundojnë, por duhet pranuar se Juventus është favorit duke e larguar nga mendja skuadrën e parë Barcelonën. /Korneri.net

Artikulli paraprakRamos: “Nuk ka përfunduar titulli ende”
Artikulli tjetërAtletico Madrid afër ‘vjedhjes’ spektakolare në Serie A! Heshtje totale tek gjigantët italian….