Mbrëm janë kompletuar 12 skuadrat e para që kanë kaluar fazën e grupeve të Champions League, kurse të tjerat mësohen sonte pas ndeshjeve në që janë në program, shkruan “Korneri.net”.

Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Manchester City, Besiktas dhe Tottenham tashmë janë kualifikuar si liderë të Grupeve dhe mbetet të konfirmohet edhe Liverpooli, nëse fiton sonte kundër Spartak Moskës.

Kurse nga pozita e dytë, tashmë janë kualifikuar: Basel, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, (Napoli ose Shakhtar, Liverpool ose Sevilla, Porto ose Leipzig.

Man United, Man City, dhe PSG nga vazo e parë, mund të përballen me ekipe si, Real Madridi, Bayern Munich e Juventusi nga vazo e dytë, kurse Barcelona me ekipe si Bayerni e PSG-ja, çka do të thotë se pritet të jenë së paku dy derbi në raundin tjetër.

Në këtë raund, nuk lejohet të luajnë ekipet të një shteti, ndërsa anashkalohet edhe skuadra me të cilin kanë qenë në grup.

Shembull, Real Madridi nuk mund të luajë në raundin e ardhshëm me Barcelonën, teksa ekipet nga vazo e dytë do të kenë punë të vështirë në xhiron tjetër.

Kampioni, Reali, mund të përballet me ekipe si: Manchester United, PSG, Roma, Manchester City, Besiktas dhe me siguri Liverpooli, që pritet të konfirmohet lider në Grupin E.

Kurse nga vazo e parë, Man Unitedi i Jose Mourinhos mund të përballet me ekipe si: Real Madrid, Juventus, Bayern Munich, (Napoli ose Shakhtar, ndoshta Sevilla si dhe Porto ose Leipzig./Kornreri.net.

Artikulli paraprakRonaldo e humb durimin: Kjo do të jetë nata e fundit si numri 2, nga nesër do të jem…
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Shakhtar – Manchester City