Siç është bërë tashmë traditë, UEFA edhe këtë sezon organizon lojën e fantazisë, ku lojtarët mund të fitojnë çmime duke ndërtuar ekipet e tyre me futbollistët pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve.

foto-1

Bazuar në listat përfundimtare A dhe B që 32 klubet kanë dorëzuar, “qeveria” evropiane e futbollit në ueb-faqen e vet ka përcaktuar çmimin e çdo lojtari. Pasi bëjnë regjistrimin online, përdoruesit kanë në dispozicion një buxhet prej 100 milionë eurosh të cilin duhet ta administrojnë duke plotësuar skuadrën me 15 futbollistë.

Bazuar në paraqitjet në fushë (golat e shënuar, asistimet, golat e pësuar, pritjet e portierëve, topat e rikuperuar, kartonët…), secili futbollist vlerësohet me pikë nga UEFA në fund të çdo ndeshjeje.

Mes lojtarëve shqiptarë të regjistruar, më i shtrenjti është Granit Xhaka i Arsenalit, i cili vlerësohet me 6 milionë euro.

foto-2

Të njëjtin çmim ka edhe Admir Mehmedi, sulmuesi nga Gostivari që luan me Bajer Leverkusenin.

Po tek ekipi zviceran, në listën rezervë është edhe portieri 16-vjeçarJozef Pukaj, i cili vlen vetëm 4 milionë euro duke qenë se nuk ka thuajse aspak gjasa të jetë në fushë përballë Ludogoretsit.

Një “investim” i mirë për ata që e luajnë këtë lojë mund të jetë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit vlerësohet me 5.5 milionë euro, një çmim i leverdishëm nisur nga fakti se përballë Dinamos së Kievit në shtëpi ai pritet të jetë titullar. Duke pasur parasysh që italianët kanë pak gjasa të pësojnë gol si dhe pikët që Hysaj mund të fitojë duke kontribuuar në sulm, marrja e 22-vjeçarit është një vendim i zgjuar.

napoli

Artikulli paraprakPritet garë spektakolare në Singapur
Artikulli tjetërEranio: Absurde të vendosësh në krye të Milanit ish-interistë