Barcelona e ka fituar ndeshjen e sontme ndaj Juventusit me rezultat 2:1 në turneun miqësor që është duke u zhvilluar në SH.B.A, shkruan “Korneri.net”.
Në stadiumin e New Jersey ishin të pranishëm mbi 80.000 shikues, të cilët panë një ndeshje spektakulare nga të dyja palët.
Neymar shënoi dy super gola në këtë ballafaqim, kurse golin e vetëm për Juventusin e shënoi Chiellini nga një goditje e saktë me kokë.
Pas ndeshjeve të para të zhvilluara Barcelona kryeson këtë turne së bashku me Manchester United me nga tre pikë të tubuara./Korneri.net.