I ka ardhur fundi durimit të krerëve të FFK-së.

Humbja e Kosovës nga Gjeorgjia 1-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e la përfaqësuesen tonë të fundit në grup, dhe gjasat për një vend më lart u shuan definitivisht, shkruan Korneri.net

Mënyra e lojës së tanëve, gabimet e mëdha, angazhimi i vogël, përzgjedhja e gabur e formacionit dhe mbi të gjitha, humbja e vullnetit të futbollistëve për të luajtur shkojnë në vetëm një adresë…atij të trajnerit Bernard Challandes.

FFK-së, ka bërë gabimin më të madh dhe trashanik që ia ka vazhduar kontratën trajnerit zvicëran menjëherë pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, sepse sigurtë nuk do të vinim në këtë situatë  çfare jemi sot.

Nuk ka mundur të jep më shumë ky trajner i cilindër vite vetëm sa ka prisht atmosferën në zhveshtore duke inkuadruar në lojë lojtarët që i ka ai nën menaxhim, e i ka refuzuar shumë lojtarë tjerë që kanë merituar me çdo kusht të jenë breda (Paqarada, B.Berisha).

Në ora 13.00 FFK-së, ka ftuar të gjithë në një konferencë, që sipas asaj që redaksia jonë e di mirë, do të jetë edhe konfirmimi i shkarkimit të trajnerit Challandes, që do t’i gëzonte të gjithë, dhe të nis një cikël i ri me një trajner tjetër dhe me karakter më të lartë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here