Bernard Challandes ka folur rreth një dorëheqje të mundshme nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.

Tekniku zviceran u pyet nëse ka menduar largimin nga stoli i Përfaqësueses së Kosovës, por ai ka befasuar me përgjigjen e tij.

Challandes ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për presionin që do të ketë nga dita e parë dhe ka mbijetuar për tri vite e gjysmë në pozitën e trajnerit te Kosova.

Ai ka thënë se synon që të mbijetojë edhe ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë dhe pastaj do të flas me FFK-në për të ardhmen e tij.

“Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi, nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por nëse e sheh të arsyeshme për të vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem”.

/Zeri.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here