Përzgjedhësi zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re dyvjeçare me FFK-së.
Ai këtë e bëri gjatë konferencës për shtyp, para dy ndeshjeve të “Dardanëve” kundër Moldavisë dhe Greqisë, shkruan Korneri.net
“Nuk kam pasur fare dyshim për vazhdimin e kontratës. Ka qenë me rëndësi të vazhdoj të punoj me lojtarët e Kosovës. Duhet të kemi durim jemi ekip i ri dhe duhet të ngrihemi me hapa të sigurt”, ka thënë Challandes pas nënshkrimit. /Korneri.net