Shumë tifozë të Milanos janë të zhgënjyer me transferimet që ka bërë skuadra e madhe italiane në vitet e fundit. Rezultatet negative, mos paraqitja në arenën ndërkombëtare, janë vetëm disa nga arsyjet e mëdha dhe të fuqishme pse Silvio Berlusconi pas plotë 30 viteve ta shet klubin në duer të kinezëve.

Por, kush janë këta kinezë që shumëkush pop yet për ta, sa janë seriozë dhe sa do të investojnë.

Në këtë këto pyetje ka dhënë përgjigje vëllai i Silvios Berlusconit, Paolo.

Çfarë tha vëllai i Silvio Berlusconit për shitjen e klubit

“Ky nuk është një moment pozitiv për ne, por një cikël që duhet kaluar. Kur vëllai im vendosi të shesë Milanon kuptoi se kishte ardhur momenti i duhur për ta bërë këtë. Silvio ngriti një marrëveshje duke vënë kushte serioze, madje duke hequr dorë nga shumë miliona dhe kjo është dhurata e radhës që ai u bëri tifozëve të Milanos. E dimë që datat në të cilat u finalizua marrëveshja nuk i lejuan klubit që të bënte transferime pozitive, por edhe pse do të vuajmë edhe për pak kohë, e ardhmja e këtij klubi është e garantuar.

Pse e shitëm? Sepse sot ligjin e bëjnë dollarët e amerikanëve, nafta e sheikëve, fuqia financiare e kinezëve, por edhe bizneset e rusëve, të cilat e ndryshuan rrënjësisht futbollin. Në Itali, Juventusi dominon edhe për meritë të stadiumit, prandaj ne duhej të lëviznim, duke ia shitur skuadrën qeverisë kineze, e cila kërkon të investojë fuqishëm në futboll, prandaj tifozët tanë të qëndrojnë të qetë sepse kur të vije koha për të investuar, besoni që asnjë futbollistë në botë nuk do ta refuzojë Milanon, e për këtë do të bindeni të gjithë.

Arsyeja më e madhe e shitjes ishte mungesa e gjatë në Champions. Paratë e kësaj gare janë serbatori i klubeve të mëdha dhe, kur ato mungojnë, mbijetesa në nivele të larta bëhet shumë e vështirë. Një peng i imi? Do kisha dashur të shihja Marko Pjacan te Milani. Ai është Shevçenko i ri, por në Torino Alegri ka luksin që ta mbajë në stol dhe nuk e di se pse e bën këtë”.

Artikulli paraprakRonaldo nuk është më i miri portugez ndonjëherë!
Artikulli tjetërZidan: Reali do titullin e dymbëdhjetë në Champions për tifozët