Carlo Ancelotti në krye të Italisë, e mposht rivalin direkt Roberto Mancinin.

Ditëve të fundit pati shkrime nëpër mediat italiane se është vetëm çështje ditësh kur do të emërohet përzgjedhi i Italisë, i cili do të jetë emër i njohur për të gjithë, përcjell Korneri.net

Carlo Ancelotti është më afër se kurrë rtë drejtojë Italinë në vitet e ardhshme, dhe emërimi i tij vetëm sa nuk është zyrtarizuar.
Por, lajmi i madh ka të bëjë me një takim “sekret” në Romë që ndodhi të martën në mes (presidentit të FIGC, Roberto Fabriccini) dhe disa personave të afër të Ancelottit.
Emërimi i trajnerit të ri duhet të jepet me së largo me 20 maj, kur kampionati italian do të përfundoj, por ka mundësi edhe më herët.

Ajo që e bënë Italinë e fuqishme përveç Ancelottit në krye, janë ndihmësit e tij që sipas “La Repubblica”, do të jenë hiq më pak se Paolo Maldini, Andrea Pirlo dhe Gigi Buffon. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Tërbohen” serbët, ish-kapiteni kërkon të vesh fanellën e Kosovës
Artikulli tjetërNjë disfatë, dhe protestat ishin të pashmangshme