Duket e pabesueshme, por nga trajner si Imset Munishi gjithçka është e mundshme.

Pas barazimit 2:2 në Prizren ndaj Lirisë, me ç’rast Vëllaznimi ka mundur edhe ta fitonte ndeshjen pas disvantazhit 2:0, tregoi më së miri se skuadra e Munishit apo lojtarët vrapojnë 90 minuta, dhe mund të humbin ap dorëzohen vetëm pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, shkruan Korneri.net.

Munishi pas ndeshjes në deklaratën e parë për Supersport Kosova, lavdëroj lojtarët për paraqitjen e tyre sidomos në pjesën e dytë, por shtoi se u desht të luante lojë ofanzive sepse nuk kishte më çfarë të humbte pasi skuadra e tij ishte në disavantazh, dhe për këtë arsye bëri tri zëvendësime në fillim të pjesës së dytë.

“Po, u desht të luanim lojë ofanive dhe për këtë arsye bëra tri zëvendësime. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, por mendoj se me këtë ritë apo lojë siç luajtëm sot, dhe nëse kryesia jonë intervenon gjatë afatit dimëror me ndonjë përforcim, besoj dhe endoj se Vëllaznimi mund të fitoj edhe trofe”, duke mos dashur të precizonte se cillin trofe, mirëpo këtë po ia lëmë kohës. /Korneri.net

Artikulli paraprakMë në fund Liria pranoi gol në shtëpi, por a e dini pas sa minutash?
Artikulli tjetërFillon procesi i akreditimit për ndeshjet e nëntorit