PARTIDO ENTRE EL LEGANES Y EL ATLETICO DE MADRID CELEBRADO EN EL ESTADIO DE BUTARQUE

Nënkampioni evropia dhe fuqia e tretë e futbollit spanjoll, Atl.Madrid nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te skuadra e promovuar në elitën e futbollit spanjoll Leganés.

Ishte ky barazimi i dytë i madrilienëve pas dy ndeshjeve të para, por shqetësimi i trajnerit Diego Simeone nuk është rezultati final ngase kjo ndodh, por mos konkretizimi i rasteve.

“Jam i kënaqur me punën sepse për të krijuar raste duhet punë dhe angazhim që asnjëherë nuk mungon tek ne. unë mendoj se shumë shpejt do t’i kthehemi golave dhe fitoreve” tha Simeone pas ndeshjes.

Atl.Madrid pas xhiros së dytë shumë shpejt e sheh vetën me -5 pikë nga rivalët direkt për titull, gjithmonë duke llogaritë në rast se edhe Barcelona fiton ndaj Atl.Bilbaos në mbrëmje pasi Reali tashmë i maksmumin e pikëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here