Ndeshja më e madhe në futbollin holandez përfundoi sipas parashikimeve.

Skuadra më e madhe e këtij shteti Ajax deklasoi rivalin më të madh PSV Eindhoven me rezultat 3:0, në duelin e luftuar shumë, por edhe me kartonë të verdhë dhe përleshje të shpeshta të futbollistëve, shkruan Korneri.net.

Pas pjesës së parë e cila nuk dhuroi gola, në të dytën Ajax shkëlqeu. David Neres e hapi serinë e golave dhe gëzimin e parë të vendasve, për të vazhduar Lasse Schoene dhe Donny van de Beek.
Pavarësisht humbjes PSV kryeson në Eredivisie me 39 pikë, 5 më shumë se AZ Alkmaar dhe 7 më shumë se Ajax. /Korneri.net

Artikulli paraprakE pabesueshme çka i ndodhi Cagliarit gjatë kësaj jave!
Artikulli tjetërGurdiola edhe njëherë i tregoi Mourinhos si luhet “topi” mbyllet çështja e titullit