Antonio Conte është gjithnjë e më larg Anglisë.

Edhe pse dëshira e tij është që të kthehet në Serie A, megjithatë nuk mungojnë ofertat e majme edhe nga kampionatet tjera, por më konkret se askush tjetër është Paris SG, përcjell Korneri.net

Mediat franceze kanë raportuar se PSG po i ofron strategut italian pagë vjetore prej 11 milionë euro, por ajo që mund dhe pritet të bindë Conten që të vendos për klubin e madh francez është se ai do të ketë një “çekë” të bardhë për transferime, apo dorën e lirë që të blejë sat ë dojë dhe kë ta dojë vet trajneri.

PSG ka kohë që ka nis gjuetinë për një trajner i cili do të zëvendësonte Unai Emry, me të cilin nuk janë të kënaqur zyrtarët e klubit, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. /Korneri.net

Artikulli paraprakE quajti lojtar pa b…, Kosova përgjigje Panuccit: Je i vogël, e kemi larë historinë me gjak
Artikulli tjetërFormacioni më i mirë i Ancelottit, me shumë gjasë i denjë për të fituar gjithçka