Borussia Dortmund bie në “Signal Iduna Park” përballë Leipzigut. Skuadra e Marco Rose siguroi tri pikë tepër të rëndësishme falë suksesit 2-3.

Që u thjeshtua shumë pas daljes me të kuq të Mats Hummels në minutën e 15’. Por sa shumë frikë në minutat shtesë të ndeshjes!

Verdhezinjtë nuk patën fat në minutën e 32’, moment kur Ramy Bensebaini realizoi në portën e tij. Gjithsesi, Dortmundi gjeti golin e barazimit në shtesat e së parës me anë të mbrojtësit Niklas Sule.

Por, Leipzigu shënoi dy herë të tjera në fraksionin e dytë të takimit. Me Christoph Baumgartner dhe Yussuf Poulsen. Vendasit shënuan të dytin me Niclas Fullkrug (90+3’), teksa iu afruan barazimit më pas. Por diagonalja potente e Sules u devijua në këndore.

Në fund provoi edhe, por portieri mik kreu një pritje të bukur. Në fund festë e Leipzigut, që shkon në kuotën e 29 pikëvë. Borussia Dortmund mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

Artikulli paraprakAston Villa mposhti edhe Arsenalin, e bëri “llug” kreun e tabelës
Artikulli tjetërInteri po fiton si në trening, deklasoi Udinesen