Pas disfatës nga Real Madridi në kuadër të Copd del Rey, Sevilla e nisi fuqishëm kampionatin në këtë vit të ri duke fituar bindshëm në një stadium të nxehtë dhe të vështirë në San Sebastian ndaj Real Sociedad dhe atë me rezultat 0:4.

Lojtari i ndeshjes ishte Wissam Ben Yedder i cili shënoi hat-trick, dhe praktikisht ishte i pandalshëm në këtë duel.

Një gol tjetër për andaluzianët e shënoi Pablo Sarabia dhe në këtë mënyrë Sevilla e përforcon edhe më shumë pozitën  e tretë dhe revanshin ndaj Real Madridit e pret javën e ardhshme kur në La Liga i pret mbretërit në Ramon Sanchez Pizuan.

 

 

Artikulli paraprakA ju kujtohet Muntari? Ganezi rikthehet në Serie A…
Artikulli tjetërLorenzo Tonelli në debutim shënoi në frymën e fundit