Neymar gjithnjë e më shumë po e dëshmon vetën te Barcelona duke u bërë njëri ndër lojtarët më të dobishëm aty. Në ndeshjen e parë sivjet në Ligën e Kampionëve në fitoren e thellë ndaj Celtic 7-0, braziliani kishte natën e tij pasi ishte asistuas në katër gola dhe në fund edhe shënoi.

Fillimisht ai i shërbeu argjentinasit Messi në dy golat e parë, për t’ia rregulluar më pas mesfushorit Iniesta golin dhe në fund edhe sulmuesit tjetër Suarez.

Kënaqësinë e la për fund, pasi shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, për të përmbyll në mënyrën më të mirë të mundhshme duelin spektakolar në Camp Nou.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here