Do të jetë Steven Gerrard, trajneri i ri i Glasgow Rangers.
Bisedimet mes legjendës së Liverpool-it dhe klubit nga Glasgow arriti në faza të avancuara të enjten pasdite, ndërsa ai edhe zyrtarisht nënshkroi një kontratë 4-vjeçare të premten, përcjell Korneri.net
Klubi Rangers thirri një konferencë shtypi për orën 15.00, që nxiti mijëra tifozë që të mblidheshin jashtë Ibrox-it me shpresën për të qenë në gjendje për të përshëndetur shefin e tyre të ri. Një tifoz solli me vete një fanellë të vjetër të përfaqësueses së Anglisë me mbiemrin e Gerrard dhe numrin 4 në shpinë, moment ky që kaloi me emocione nga vet trajneri i ri dhe gazetarëve që ishin prezent aty. /Korneri.net