Goditje e rëndë për Tottenham vetëm një ditë para derbit të madh me Manchester United.

Sulmuesi më i mirë në Premier League, Harry Kane do të mungoj në këtë përballje shkaku i lëndimit, përcjell Korneri.net.

Lojtari i cili deri më tash ka shënuar tetë gola dhe ka qenë kryesori te Spurs, dhe i cili javën e kaluar shënoi edhe dy gola tjerë në ndeshjen e stërfituar ndaj Liverpool 4:1, skuadra londineze ka lajmëruar për mungesën e tij të madhe.
“Mjekët morën vendimin final, nuk do të rrezikojmë. Nuk duhet të rrezikojmë sepse mund të shkaktojmë telashe më të ëmdha më vonë”, ka thnë trajneri Mauricio Pochettino.

Kane në 13 ndeshje në të gjitha garat sivjet ka shënuar 12 gola, dhe pa asnjë dyshim do të jetë hendikep i madh për skuadrën e tretë në elitën e futbollit anglez. Tottenham ka mbledh 20 pikë sa edhe Manchester United, që gjendet në pozitën e dytë fal golavarazhit më të mirë. Manchester City i ka pesë pikë më shumë. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Bayern transferon talentin e madh për stinorin e ri
Artikulli tjetërAnaliza e trajnerit holandez: Ja pse e shkarkojnë Besnik Hasin