Në futboll nuk duket të ketë një ligj të pashkruar, që thotë se ai që vjen nga jashtë është shumë më i mirë se ai, që ju tashmë e keni në shtëpi. Të paktën këtë ka pasur nevojë të mendojë Manchester United pasi ka paguar 120 milionë euro për një lojtar, që ishte katër vjet më parë aty dhe e la të ikte te Juventusi praktikisht me kosto zero. “Djajtë e Kuq” morën 1 milion euro si kompensim, për të drejtat e formacionit. Paul Pogba, historinë e futbollit e filloi në ekipin modest “Roissy-en-Brie”. Po i brishtë ishte edhe te “UC Torcy Jugend”, për të përfunduar në shkollën e trajnimit “Le Havre”. Shumë prej yjeve franceze të sotëm kanë dalë nga akademia pjellore e këtij ekipi modest francez në vitet e fundit. Riyad Mahrez, Lass Diarra ose Carlos Kameni, janë në listën e gjatë.

pogba2

Me vetëm 17 vjeç mbi supe, në vitin 2009, Pogba nënshkroi me Manchester United. Ai debutoi me ekipin e parë anglez në “FA Cup”, në vitin 2011, kundër Leeds United. Çdo gjë ishte duke shkuar mirë deri kur doli në pah temperamenti dhe dëshira për të pasur sukses të shpejtë. Sir Alex Ferguson, trajner në atë kohë, i kërkoi të njëjtin durim që kishin pasur Paul Scholes apo Ryan Giggs. Por francezi donte më shumë, besonte verbërisht te cilësitë e tij. Megjithatë, pas kuptoi idetë e Fergusonit në lidhje me përparimin e tij në ekipin e parë, Pogba vendosi që kohës së tij te Manchester United t’i jepte fund. Në vitin 2012, Paul Pogba shkoi në Seria A, tek ekipi i drejtuar nga Antonio Conte, Juventusi. Në atë kohë, largimi i tij nga “Old Trafford” nuk habiti askënd. Mesfushori francez ishte ende një premtim. Pavarësisht se kishte treguar disa shenja cilësie, Pogba ishte një nga shumë talente në Angli dhe në botën e futbollit.

pogba3

Katër vjet më vonë, ai rikthehet të “Djajtë e Kuq” për shifrën e tepruar; 120 milionë euro. Nënshkrimi i tij është bërë më i shtrenjti në histori dhe lë pas fjalët e Fergusonit: “Nëse ai largohet, do të jetë shumë i lumtur për të shkuar larg.” Por, çfarë është ajo, që e bëri Pogba gjatë këtyre katër viteve të transferohet për vlerën e 120 milionë eurove? Pasi nuk rinovoi kontratën me ekipin anglez, Juventusi mori kontrollin e shërbimeve të tij. Ardhja e francezit në Itali do të ishte një përmbushje e qëllimit: “Juve mund të më ndihmojë të bëhem më i miri në botë.” Që nga ajo kohë, progresi i Pogba nuk ka kufij. Statistikat dhe titujt në Seria A, që në sezonin e parë, aklimatizimi në ligën italiane, ishin të papritura. Ai ka luajtur 37 ndeshje, shënoi 5 gola, fitoi Superkupën e Italisë dhe titullin kampion. Në urdhrat e Antonio Conte, francezi shfaqi lojën e tij më të mirë, në sajë të besimit të vendosur mbi të. Numrat e tij u përmirësuan në mënyrë dramatike, duke arritur rekordin personal më të mirë në Seria A (9 gola, 16 asiste në 51 ndeshje). Ai fitoi “tripletën” italiane.

pogba4

Me ardhjen e Allegrit si trajner, Pogba e ka filluar në të njëjtën mënyrë, por dëmtimi në një kohë të papërshtatshme e ka privuar nga disa prej momenteve kyçe të kampionatit italian. 8 ndeshje ishin të humbura, ndaj numrat e tij ranë në mënyrë të konsiderueshme; 10 gola dhe 11 asistime në 41 ndeshje. Pas ndryshimit të sistemit të Alegrit, 3-5-2, francezi ishte më pjesëmarrës, më i përfshirë për një performancë loje të përmirësuar. Luante më afër portës kundërshtare, me sistemin 4-3-1-2, ose 4-3-1-2. Në sajë të kësaj, Paul rifitoi numrat e tij më të mirë; 10 gola dhe 16 asiste. Në vitin e tij të fundit u kthye për të pushtuar ligën italiane me një tjetër “tripletë.”

pogba5

Tashmë fiton vendin e titullarit të padiskutueshëm edhe te kombëtarja franceze. Me sigurinë e tij fizike i imponohet trajnerit Deschamps. Gjatë Kampionatit të fundit Europian, pavarësisht fillimit të keq të turneut, Pogba e përfundoi me ndjenja të mira. Forca e tij e madhe, sprinti, hapi i madh dhe një teknikë e admirueshme (zotërim i topit më të dyja këmbët, goditja me pjesën e jashtme të këmbës) e bëjnë atë një futbollist të jashtëzakonshëm. Sezoni i ri në “Premier League”, një nga më të mirët në dekadën e fundit, do të tregojë me të vërtetë nëse Pogba vlen 120 milionë

Artikulli paraprak“Majlinda Kelmendit iu refuzua 2 herë nënshtetësia shqiptare”
Artikulli tjetërShqiptarët e tjerë që marrin pjesë në “Rio 2016”, por jo për Shqipërinë e Kosovën