Edhe pse Roma në fundjavë luan me Juventusin në ndeshjen derbi të javës së 35-të, në Serie A në Olimpico, tifozët e Romës janë më shumë të interesuar të gjejnë biletë për ndeshjen e xhiros së fundit kur Francesco Totti pritet t’i luajë minutat e fundit të karrierës në fanellën e vetme të vëshur për më shumë se 25 vjet atë të Romës, shkruan Korneri.net.

Radhët e gjata të tifozëve për të ardhur te bileta që do ta mbajnë përgjithmonë në kujtim nuk po u intereson shumë çmimi i tyre, pasi po flitet se ato po shkojnë deri në 500 euro.
Sipas informacioneve të fundit, biletat për ndeshjen Roma-Genoa do të shiten të gjitha në mënyrë që tifozët kryeqytetas ta shohim për herë të fundit duke vrapuar nëpër fushën e blertë ikonën dhe legjendën e klubit, Francesco Totti. /Korneri.net.

Artikulli paraprakÇmimet në Cardiff 900% më shtrenjtë
Artikulli tjetërVendi ynë sa mendon për sport dhe përfaqësuese: 11 qershor zgjedhjet në ditën kur Kosova luan me Turqinë!!!