Atalanta shënoi fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Serie A, pasi me këto tri pikë përballë Bolognas, po i afrohet edhe më shumë Evropës, që do të ishte suksesi më i madh i klubit.
Loja ishte fenomenale, me raste dhe me plotë pesë gola, ndërsa vendasit fituan 3:2.
Dukej lojë e lehtë dhe pa ndonjë problem për Atalntan kur ata shënuan dy herë përmes Andrea Conti dhe Remo Freuler, por Bologna tregoi karakter të lartë duke e barazuar rezultatin me golat e Mattia Destro dhe Federico Di Francesco.
Mirëpo, fitoren bergamasëve ia dhuroi me një gol nga afërsia Mattia Caldara që gëzoi pa masë tifozët e vet pasi Atalanta kaloi në pozitën e katërt me 63 pikë, dy më shumë se Lazio.

Artikulli paraprakNë prag të El Clasico: Miss “Bum bum” i’a ngrit moralin yllit të Barcelonës [FOTO]
Artikulli tjetërChelsea më i fortë se Tottenham, Conte në finale të FA Cup