FINAL COUNTDOWN ishte duke shkuar në sfod (muzika e grupi Europe), ndërsa ndërsa basketbollistëve vendas i duhej dikush për të gjuajtur 7,7 sekonda para fundit në mënyrë që eventualisht Washington Wizards të shënonte fitore përballë Boston Celtics, që ishte ën epërsi dhe fare pranë finales së Lindjes, shkruan Korneri.net.

Dhe, pikërisht në skenë doli John Wall i cili 3,5 sekonda para fundit shënoi trepikësh për t’ua mundësuar skuadrës së tij fitoren e vështirë, por të madhe 82:91, dhe në këtë mënyrë e barazoi rezultatin në seri prej 3:3, dhe tash ndeshja e shtatë e fundit zhvillohet në Boston të hënën për ta kuptuar finalinstin nga kjo përballje e shkëlqyeshme.

Wall gjuajti mbi duart e Avery Bradley dhe kalli atmosferën në Verzion Center, ndërsa në sekondat e mbetura basketbollistët e Boston nuk arritën të shënojnë.
Wall ndeshjen e mbylli me 26 pikë, por më efikas se ai të Wizards ishte Bradley Beal me 33 pikë të shënuara.
Te Boston u dalluan Isaiah Thomas dhe Avery Bradley me nga 27 pikë secili, por të pamjaftueshme. /Korneri.net

 

Artikulli paraprakZidane mbetet te Reali edhe për shumë vite
Artikulli tjetërMourinho propozon një shkëmbim shumë interesant