Përfaqësuesja e Perus është e fundit që iu bashkangjit edhe 21 skuadrave tjera pjesmarrëse në botërorin e ardhshëm Rusi 2018.

Peru në ndeshjen vendimtare para adhuruesve të vet të flaktë shënoi fitore ndaj Zelandës së Re me rezultat 2:0, dhe në këtë mënyrë siguoi biletën për verën e ardhshme në Rusi, por me plot meritë pasi ishte skuadër larg më e mirë në këtë ndeshje të play-offit, shkruan Korneri.net.

Lojtari më i njohur i Perus, Jefferson Farfan shënoi golin eparë duke e bombarduar në njëfarë mënyre portën e kundërshtarëve, kurse golin e dytë e shënoi pas një tollovie në zonë mbrojtësi Christian Ramos.
Golat e ndeshjes dhe festën mund ta shikoni në këtë video. /Korneri.net

Artikulli paraprakOklahoma dhe Cleveland “ok”, derbi i LA i takoi Clippers
Artikulli tjetërPeru i kompletoi vazot për botërorin Rusi 2018