Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për Bayern Munchen dhe trajnerin Carlo Ancelotti.
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit po afron, kurse lista e lojtarëve të lënduar te bavarezët po rritet.
Pas portierit Manuel Neuer, brazilianit Douglas Costa dhe sulmuesin Thomas Moller, lëndim ka pësuar edhe lojtari kryesor Robert Lewandowski. Polaku që sivjet ka shënuar 36 gola për Bayern në të gjitha garat, u lëndua në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Hoffeinheim dhe u desht të largohej nga loja shkaku i dhimbjeve të shpatullës së djathtë.
Alarmi është i kuq te Bayern pasi ende nuk dihet se është serioz lëndimi i tij, andaj inkuadrimi në lojë kundër kampionit aktual evropian është e dyshimtë për momentin

Artikulli paraprakKëto janë kushtet e Ronaldos! Nëse nuk plotësohen, largohet nga Reali?
Artikulli tjetërNjë pikë e vlefshme e Trepçës ’89, Drenica skuadra e parë që i mërr pikë mitrovicasve