Një tjetër lajm i keq për Borussia Dortmund.

Vetëm tri ditë para ndeshjes kryesore të kampionatit, që edhe mund ta vendos titullin e kampionit në Signal Iduna Park, Dortmund po përjeton goditje të mëdha, përcjell Korneri.net

Pas kapitenit Marco Reus, lëndohet edhe Jadon Sancho, i cili edhe pse u inkudrua në lojë në minutën e 65, në fitoren e Dortmundit 0-2 te Wolfsburg, ai pësoi lëndim që pritet ta lë jashtë akcionit ndaj Bayern Munich.

“Ai është stërvitur vetëm 10 ditë me skuadrën. Kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk mund të them me siguri se ai do të luajë të martën apo jo”, ka deklaruar trajneri i Dottmundit, Lucien Favre. /Korneri.net

Artikulli paraprakHaaland te Juventus, italianët nuk bëjnë shaka
Artikulli tjetërKF Trepça’89 kalon me sukses testet për virusin “Covid 19”