Golden State mposhti edhe Oklahoma City Thunder 121:100 në duelin ku u përballen dikur shokët më të mirë te Thunder, Kevin Durant dhe Russell Westbrook i cili erdhi në shprehje pikërisht atëherë kur Durant vendosi t’i bashkohet nënkampionit.
Por, definitivisht nuk ishte luftë e skuadrave sepse këtu erdhën në shprehje këta dy basketbollistë të cilët mbanin mbi shpatullat e tyre skuadrat ku luajnë. Kevin Durant ishte më i suksesshëm pasi shënoi 40 pikë e12 kërcime, ndërsa nga ana tjetër Westbrook regjistroi një tjetër triple-double me 27 pikë, 15 kërcime e 13 asistime.
Ky i fundit pati përkhrahje edhe nga Enes Kanter me 22 pikë dhe Victor Oladipo me 20, mirëpo nuk mjaftua pasi edhe nga ana tjetër vendasit luajtën mirë sikur paraqitja e Stephen Curry që shënoi 24 pikë apo edhe Klay Thmopson me 14.
Ishte kjo fitorja e 26 e Golden State, ndërsa humbja e 19 e Oklahomas.

Washington po luan shumë mirë në këtë muaj pasi po arrin fitore ndaj shumë skuadrave të forta si rasti i mbrëmshëm kur mposhti Memphis Grizzlies 104:101, edhe pse bilanci i Wizards është 22-19. John Wall me 25 pikë e 13 asistime ishte lider te fituesit derisa Porter Jr ishte shënoi numrin e njëjtë të pikëve. Kontribut të lartë dha edhe Markieff Morris që i shtoi edhe 17 pikë të tjera.
Te Grizllies u dalluan Marc Gasol me 28 pikë dhe Mike Conley me 20 pikë të shënuara.

Houston i kthehet fitores pas triumfit 111:92 ndaj Milwaukee Bucks. Ishte kjo fitorja e 33 e Rockets në këtë edicion me James Harden në krye. Ai shënoi 38 pikë, 8 asistime dhe 6 kërcime, kurse Montrezl Harrell dhe Patrick Beverley i shtuan nga 12 pikë secili.
Te humbësit u veçuan Giannis Antetokoenmpo me 32 pikë e 11 kërcime dhe Jabari Parker me 15 pikë.

NBA, rezultatet:
Charlotte – Portland 107:85
Philadelphia – Toronto 94:89
Washington – Memphis 104:101
Boston – New York 106:117
Detroit – Atlanta 118:05
Houston – Milwaukee 111:92
New Orleans – Orlando 118:98
Golden State – Oklahoma City 121:100
Sacramento – Indiana 100:106

Artikulli paraprakAustralian Open: Gjokovic eliminohet nga tenisti nr117 në botë
Artikulli tjetërKupa e Afrikës, Gaboni rrezikon eliminimin