Femra e parë shqiptare që luan në NCAA Division 1.

Klubi basketbollistik i femrave Washington State, më saktë trajneri Kamie Ethrige, ka finalizuar marrëveshjen me kosovaren, Astera Tuhina, nga edicioni 2022-2023.

Tuhina e cila konsiderohet ylli i Kosovës me potencial të madh, ka arritur t’ia fitojë Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2021 në Qipro, shkruan Korneri.net

” Si një trajnere mund të them se Tuhina e ka një instinkt të cilën nuk mund t’ia mësoj askush. Ajo e la Kosovën në moshën 13 vjeçare për të arritur suksesin e jashtëzakonshëm”, ka thënë Ethtrige.

Tuhina ishte anëtare e ekipit kombëtar U20 të Kosovës në FIBA European Challengers në Shkup. Ajo ka pasur një mesatare prej 7.7 pikë dhe 7.3 asiatime dhe 6.3 kërcime për ndeshje.

Si 16 vjeçare Tuhina ka debutuar elitën e basketbollit spanjoll me Deportivo Promete, dhe ishte lojtarja më e re, por ka luajtur në shtatë lojë edhe pse ishte më e reja në moshë.

Redaksia e Korneri.net i dëshiron shumë suksese Tuhinës në aventurën e saj të re. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here